Duke u ballafaquar me një realitet te vështirë ne lidhje me furnizimin me energji elektrike, jo vetëm për institucionet shtetërore por edhe për kompanitë private , industrinë, turizmin, sistemin arsimor dhe popullatën ne gjithsesi, ETS vendosi te investojë duke ofruar një platformë të gjerë në produkte dhe shërbime me qëllim qe ti përgjigjej kërkesave te tregut me cilësi dhe në një kohe sa më të shkurtër.
Aktiviteti kryesor i ETS ka qenë dhe mbetet ne fushën e energjisë elektrike duke perfshirë Tensionin Lartë, Tensionin e Mesëm dhe Tensionin e Ulët, instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve gjeneruese, pajisjeve të furnizimit dhe shpërndarjes se energjisë elektrike ne industri dhe Telekomunikacion.